Faqe Web

Faqe Web-i - Si mund të bëni një faqe webi

Faqe Web

Gjithmonë duhet të dihet parimi i funksionimit të botës WEB dhe komunikimit me faqe web-i. Në esencë gjithmonë komunikimi nëpërmjet pajisjeve kompjuterike është “Klient – Server”, natyrisht duke pasur një adresë të caktuar në të cilën kalon kjo adresë e pajisjes “Klient” nëpërmjet të cilës lidhet me pajisjen “Server”. Megjithatë në internet ka ndërveprime të ndryshme si: Ndërtimi i Faqeve të Internetit, Aplikacioneve Online ose Multimedial për në Web, do të kenë nevojën e përdorimit të disa disiplinave siç janë, Animacione Grafike, Dizenjimi Grafik, Komunikimet Interaktive, Arkitektura e Informacionit, Marketing, Fotografi, Motori Kërkimit, Formularë Aplikimi, Dërgime Poste Elektronike etj.

Që të gjitha këto që të vendosen në funksion për një faqe web-i kanë nevojën e:

  • Gjuhë Programimi (Markup Language) të koduar për ndërtim strukture (si HTML, XML etj),
  • Gjuhë Grafike (Style Sheet) që shërben për formatimet e tekstit (si CSS dhe XSL),
  • Skripte të Lexuesit siç janë Javascript ose VBScript,
  • Skripte të Serverit për funksionimin automatik siç janë PHP ose ASP,
  • Teknologji Databazesh siç janë MySQL apo PostgreSQL,
  • Module të Multimedias siç janë Flash apo Silverlight.

Faqet e Internetit mund të jenë statike ose dinamike në mënyrë që tu përshtaten paraqitjes, që varen nga faktorë të ndryshëm. Nga specializimi i fushave të grafikës së telekomunikacionit dhe teknologjisë së informacionit është ndërtuar një vijë ndarëse midis dizenjimeve të Web-it që është specifike për ndërtimin e faqeve të internetit dhe zhvillimit të aplikacioneve të Web-it që është specifike për anën logjistike të ndërtimit të informacionit.

Për të filluar që të krijojmë një webfaqe interneti ne duhet të kemi:

  • Një Domain,
  • Një Host-ing.

Nëse shohim rolet e punës në Google, vërejmë se Google në fakt nuk ka një rol që quhet UX Designer, apo UI Designer.

Disa prej roleve që përmenden aty janë:

UX Engineer,

UX Researcher,

UX Writer (content strategist),

Visual Designer,

Motion Designer,

Interaction Designer, etj.

Nga Google kuptojmë se rolet e UX Design tashmë janë ndarë në disa role të ndryshme. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që ato të vazhdojnë të shtohen e të ndryshojnë me avancimin dhe ndryshimin indikatorëve të përdoruesit. Gjithashtu edhe Twitter me Facebook. Në listën e vendeve të tyre të punës nuk figuron profesioni UX Designer. Twitteri dhe Facebooku këtë pozitë e quajnë Product Designer. Po ashtu edhe UI Designer mund të jetë njëri ndër dizajnerët e lartpërmendur te Google dhe nuk ka një pozitë të veçantë të quajtur UI Designer.

Leave a Comment